leoni

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur sot në Tetovë z. Mat Stafanson, ambasador i Suedisë në Maqedoni

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur sot në Tetovë z. Mat Stafanson, ambasador i Suedisë në Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në Tetovë z. Mat Stafanson, ambasador i Suedisë në Maqedoni.  Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth situatës aktuale politike në vend, zgjedhjet e parakohëshme, proceset integruese të vendit si dhe marrëdhëniet me fqinjtë. Ahmeti theksoi që vendi është ballafaquar me krizë politike qysh nga bojkoti i parlamentit nga opozita në vitin 2014 dhe gjer më sot, andaj dhe uron që liderët politik do ti dalin zot nënshkrimit të  tyre për përmbyllje të krizës nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare me pjesëmarrjen e të gjithëve.  Ambasadori suedez shprehu interesim edhe për marrëdhëniet ndëretnike, me ç’rast Kryetari Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojën për ta rumbullakësuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe avancimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …