Gjatë fjalës së tij në panelin me temën “Ku përfundon Evropa, vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike” kryeministri, Albin Kurti ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor nuk duhet të trajtohet si periferi, por si pjesë integrale e Evropës. Ai shtoi më tutje se ekzistojnë lidhje historike, kulturore dhe politika të Ballkanit me Evropën. “Si kryeministër i një vendi nga Ballkani Perëndimor siç është Republika e Kosovës, ndava bindjen se rajoni ynë nuk duhet të shihet si periferi e Evropës, por si pjesë integrale e saj, historikisht, kulturalisht dhe politikisht. Evropa nuk është vetëm një hapësirë gjeografike, por një projekt vlerash që, sipas tij, shtrihet nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vijat e frontit të solidaritetit në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji, aty ku mbrohen parimet demokratike” theksoi mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
