Sot në Prekaz të Epërm u mbajt ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës

Sot në Prekaz të Epërm u mbajt ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës dhe për trupin e të cilit nuk dihej asgjë për 27 vite me radhë. Në ceremoninë e rivarrimit të tij, morën pjesë familjar, drejtues dhe përfaqësues të institucioneve më të larta të vendit dhe të institucioneve komunale dhe qytetar të shumtë. Sinan Dauti me 12 prill 1999 ishte plagosur rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas ndërroi jetë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve. Gjatë këtyre viteve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …