Nga gjithsej 72 inspektime të kryera nëpër vendpunishte, në 34 raste është marrë vendim për ndalim të punimeve

Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektorati i Punës, mësohet se nga gjithsej 72 inspektime të kryera nëpër vendpunishte, në 34 raste është marrë vendim për ndalim të punimeve, ndërsa janë lëshuar edhe 22 vërejtje dhe vetëm 16 raste kanë kaluar pa vërejtje. Aksioni është ndërmarrë në sektorë me rrezikshmëri të lartë, përfshirë ndërtimtarinë dhe është realizuar në disa qytete të Kosovës. Këto masa janë ndërmarr në kuadër të aksionit 15-ditor të nisur nga Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës, një ditë pasi një punëtor humbi jetën në vendin e punës — rasti i tetë i tillë këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …