Kryetari Ramosaj: Sportistët deçanas na kanë bërë gjithmonë krenarë si qytet

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se ka pritur e ekipin e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, të cilët kanë zënë vendin e parë në nivel vendi në garat e hendbollit.

Me këtë rezultat të shkëlqyer, ata kanë siguruar pjesëmarrjen në garat botërore të nivelit të gjimnazistëve, ku do të përfaqësojnë me krenari Deçanin dhe Republikën e Kosovës. Kryetari Ramosaj me këtë rast ka uruar sportistët, trajnerët dhe gjimnazin për këtë arritje të jashtëzakonshme, duke ju dëshiruar suksese në garat që i presin.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …