Blerta Deliu-Kodra: S’është krizë, por bllokadë e qëllimshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ashpër për situatën e krijuar rreth zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar atë si një bllokadë të qëllimshme politike. Ajo ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të dyfishtë, duke thënë se në njërën anë flet për kompromis, ndërsa në anën tjetër nuk heq dorë nga kontrolli mbi tri pozitat kryesore të shtetit. Deliu-Kodra ka theksuar se koha për zgjidhje po shteron, duke rikujtuar se kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë për të arritur një marrëveshje për Presidentin. “Kjo nuk është më krizë, është bllokadë e qëllimshme. Zgjedhjet janë të pashmangshme për t’i dhënë fund kësaj farse të kotë”, ka deklaruar ajo. Sipas saj, mungesa e vullnetit për kompromis po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, ndërsa situata aktuale po thellon paqartësinë institucionale dhe tensionet politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini falënderon votuesit, kërkon korrektësi gjatë numërimit të votave

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, …