POROSITË DHE AMANETET E PROF. AHMET QERIQIT: Përmes shkrimit
Shpalosja e shkrimeve të profesor Ahmet Qeriqit i jep gjithkujt vullnet dhe e mbush me ndjenja patriotike e atdhetare. Ahmeti, përmes vargjeve dhe shkrimeve, nxjerr patriotizmin e flaktë nga zemra, duke ia atribuar heronjve dhe luftëtarëve. Ai shpalos betejat e kryengritësve të Lidhjes së Prizrenit, betejat antiosmane dhe përpjekjet për lirinë e popullit shqiptar.
Paraqet mobilizimet masive dhe mësymjet armike me armët më të rënda të asaj kohe, që i kishte Perandoria Osmane dhe i përdorte kundër kryengritësve shqiptarë. Po ashtu, krahason trimërinë e kryengritësve përballë rreziqeve të jetës, të cilën ishin të gatshëm ta flijonin, duke ia vënë topit gjoksin – si Mic Sokoli.
Autori nuk harron të kujtojë edhe trimat e tjerë, duke mos dashur t’u hyjë në hak. Ai i paraqet me realizëm dhe krenari, kur thotë për gjamadanin e trimërisë:
“E pat veshur edhe Selam Labi, kur për gryke topin e kapi!”
“E pat veshur edhe Selam Labi, kur për gryke topin e kapi!”
Nga ana tjetër, ai paraqet krimet e mëdha të shkaktuara nga armiku, si dhe përballjet në beteja të mëdha e të përgjakshme. Kur përshkruan gjakderdhjen e madhe, shprehet:
“Në fushë të Kosovës na u bë liqen nga gjaku – hajde det na mbeti. Shumë njerëz mbetën, mbeti Sokoli e Smajl Hyseni!”
“Në fushë të Kosovës na u bë liqen nga gjaku – hajde det na mbeti. Shumë njerëz mbetën, mbeti Sokoli e Smajl Hyseni!”
Rënia e heronjve përshkruhet me heroizëm të lartë, duke porositur edhe në çastet e fundit dhe duke lënë amanetin që të mos qahen, sepse bien për liri. Prandaj, vlerësimi i shokëve në momentin e vdekjes shprehet:
“Mua mos më qani!”
“Mua mos më qani!”
“Qajeni Smajlin, qajeni Zekën, që qëndruan e s’më lanë vetëm!”
Po ashtu paraqitet figura e Sef Koshares si vigan, të cilin armiku e vari pas vrasjes për të përhapur frikë dhe panik te popullata, që të dorëzohej. Por populli menjëherë i këndon:
“Sef Kosharja, lulja e fisit, hije të paska maja e lisit!”
“Sef Kosharja, lulja e fisit, hije të paska maja e lisit!”
Njësoj edhe përshkrimi për Jakup Ferrin, ku rapsodi këndon:
“Jakup Ferri, mor ku je,
thërrasin malet me piskamë,
tridhjetë krena i ke pre,
me shtatë plagë qëndron në këmbë!”
“Jakup Ferri, mor ku je,
thërrasin malet me piskamë,
tridhjetë krena i ke pre,
me shtatë plagë qëndron në këmbë!”
Ky lloj shkrimi nxjerr zjarrin heroik të autorit nga brenda dhe u ofron brezave edukim patriotik, duke treguar se si duhet të jetë luftëtari për atdhe dhe sa e shtrenjtë është liria. Po ashtu, arsyeton pse ia vlen të sakrifikohet jeta për liri.
U kujton brezave se përjetësimi i heronjve dhe gjaku i derdhur nuk harrohen kurrë, por mbeten përherë në këngë dhe në histori. Me ngritjen e kreshnikëve dhe shpalosjen e trimërisë së tyre, rritet patriotizmi, dashuria për atdheun dhe gatishmëria për flijim për liri.
Amaneti ndër breza – ky ishte edhe qëllimi dhe porosia përmes këtyre shkrimeve që la Ahmet Qeriqi.
Lavdi!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
