I madhi Ahmet, me shkrimet e tij, mban gjallë të vërtetën historike kombëtare! Ai pasqyron realitetin dhe biografitë e personaliteteve të çmuara e të veçanta, të cilat mbeten koordinata të përhershme të historisë dhe të kombit tonë.
Denoncon me të drejtë përpjekjet e tradhtarëve dhe të falsifikatorëve! Sado që historianët kanë shkruar e folur për Hasan Prishtinën, nuk janë thënë të gjitha, sepse ai ishte shumëdimensional. Flitet për shkrirjen e pasurisë për atdhe, por nuk tregohet ku dhe çfarë u ble e u ndërtua me ato financa! Thuhet për arsimin e fusha të tjera, por shumë pak flitet për armatosjen e kryengritësve me ato para, e shumë pak flitet se ai ishte organizatori dhe koordinatori i kryengritjeve kundër pushtuesve sllavë!
Flitet se organizoi dhe mori pjesë në Kryengritjen e Lumës, por shumë pak flitet për marrëdhëniet e tij me Nezë Isufin, Azem Galicën (Bejtën), Idriz Seferin dhe të tjerët, në përpjekje për krijimin e shtetit shqiptar; për përpjekjet për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë në Shkup më 1911, si dhe për zënien rob nga ushtria serbe e burgosjen e tij bashkë me Idriz Seferin në Kalemegdan të Beogradit.
Po ashtu, pak thuhet edhe për rolin e Hasanit në diplomaci e fusha të tjera. Profesor Ahmet, të jemi mirënjohës dhe jemi krenarë me ty për vlerat që na le neve dhe brezave që vijnë.
Lavdi!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
