Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Qëndrimi i LDK-së ka ndryshuar skenën politike, Kurti kërkon garanci për presidentin

Analisti politik Ibrahim Shala ka vlerësuar se vendimi i LDK-së për të mos hyrë në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, por të mbështesë një president konsensual, ka ndryshuar ndjeshëm situatën politike. Sipas Shalës, ky pozicion i LDK-së ka krijuar një hapësirë të re për marrëveshje, por njëkohësisht ka shtuar presionin ndaj Albin Kurtit për të zhbllokuar konstituimin e institucioneve. Shala thotë se Kurti kërkon garanci për çështjen e presidentit, pasi kjo është pika ku Vetëvendosje mund të përballet me vështirësi për sigurimin e votave. “Problem e ka vetëm çështjen e presidentit dhe normalisht që ai insiston të ketë një marrëveshje paraprake.” Analisti vlerëson se nëse LDK-ja nuk do të japë garanci për një president konsensual, procesi mund të vazhdojë të zvarritet dhe vendi të mbetet në krizë institucionale. Shala ka kritikuar edhe partitë opozitare, duke thënë se ato po bëjnë kalkulime politike për interesat e tyre, ndërsa Kushtetuta nuk ka dhënë një zgjidhje të qartë për situata të tilla bllokuese. Ai e sheh gjithashtu qëndrimin e ri të LDK-së si përpjekje për të krijuar një profil të veçantë në opozitë dhe për t’u distancuar politikisht nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

I dyshuari për spiunazh kishte takime në Kryeministri dhe Presidencë

Fehim Sali, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh, kishte pasur qasje në institucione të larta …