Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar se po e lidh çështjen e presidentit me problemet dhe dështimet e Qeverisë së tij. Sadiku tha se zgjedhja e presidentit nuk mund të përdoret si arsyetim për zvarritjen e konstituimit të institucioneve. Sipas tij, gjatë viteve të qeverisjes, Kurti ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për fusha si arsimi, infrastruktura, lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ai e cilësoi kërkesën për një president konsensual si një tjetër mënyrë për të fituar kohë dhe për ta mbajtur vendin në bllokadë. “Pozita e Presidentit sot është vetëm arsyetimi i radhës i Kurtit për bllokadë”, tha Sadiku. Sipas tij, zvarritja e procesit mund ta çojë Kosovën sërish drejt zgjedhjeve të reja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
