Ardian Gjini refuzon takimin me Haxhiun: “Nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka refuzuar ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin e liderëve politikë të martën. Në përgjigjen e tij, Gjini ka kundërshtuar rolin e Haxhiut si ndërmjetësuese, duke theksuar se ajo nuk është presidente e zgjedhur. Gjini ka akuzuar Haxhiun dhe Albin Kurtin se takimin nuk po e kërkojnë për të gjetur një zgjidhje, por për të zhvendosur përgjegjësinë për krizën institucionale te partitë e tjera. Sipas tij, Aleanca nuk do të bëhet pjesë e një procesi që, siç pretendon ai, synon ta zgjasë bllokadën deri në momentin e përshtatshëm për zgjedhje. “Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik”, ka shkruar Gjini. Ai ka shtuar se nëse LVV-ja kërkon realisht votat dhe kuorumin për zgjidhjen e situatës, duhet t’i marrë parasysh gjashtë pikat e propozuara nga Aleanca.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenden mbetje mortore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës

Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë gjetur mbetje eshtërore të tre personave gjatë gërmimeve …