Dibran Dibrani: Baca ynë, profesori Ahmet Qeriqi një jetë e shkriu për lirinë e Atdheut

Baca ynë, profesori Ahmet Qeriqi, një jetë e shkriu për lirinë e Atdheut, sikurse Hasan Prishtina e Nazim Gafurri pasurinë e tyre.

Në historinë mbarëkombëtare kemi pasur shqiptarë atdhetarë fanatikë, në kuptimin pozitiv, të cilët kanë lëvizur me pushkë e penë në binarët e historisë dhe kanë bartur pesha të rënda deri te fitorja për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Ka qenë një sfidë e madhe me beteja të fuqishme kundër Serbisë pushtuese, por morali dhe ideali i fortë i liridashësve e atdhedashësve, sikur Baca Ahmet me shokët e tij, i kanë shembur ato fortifikata shkëmbore të cilat Serbia i pati vendosur në Kosovë.

Të gjithë pjesëtarët e UÇK-së kemi qitur kokrra gruri në hambarin e atdheut — kush më shumë e kush më pak — ndërsa Baca Ahmet atë hambar e ka mbushur plot kokrra gruri që nga rinia e deri në përjetësi.

Lavdi, lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Ruzhdi Jashari: PROF. AHMET QERIQI – SPECIALISTI DHE DOKTORRI I TESTAMENETEVE TЁ EPOKЁS SЁ REZISTENCЁS DHE LUFTЁS PЁR LIRI! (1946-2025)

Ruzhdi Jashari: PROF. AHMET QERIQI – SPECIALISTI DHE DOKTORRI I TESTAMENETEVE TЁ EPOKЁS SЁ REZISTENCЁS DHE LUFTЁS PЁR LIRI! (1946-2025)

Në historinë e popullit shqiptar ekzistojnë figura që nuk maten vetëm me profesionin që ushtruan, …