Bashkëpunimi i qytetarëve me Inspektorat po jep rezultate në ruajtjen e ambientit

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës po vazhdon veprimet në terren për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësira publike. Kështu ka bërë të ditur sot, drejtori i drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, duke shprehur përkushtimin e drejtorisë për ruajtjen e ambientit dhe paralajmërimin e drejtorisë për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve për ruajtjen e ambientit.

Falë bashkëpunimit të qytetarëve dhe raportimeve të tyre, së fundmi është shqiptuar edhe një gjobë mandatore në vlerë prej 200 euro ndaj një qytetari nga Llapçeva, i cili kishte hedhur mbeturina në një hapësirë publike në fshatin Dragobil.

“Inspektorati Komunal falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e një ambienti të pastër për të gjithë”, është shprehur drejtori Gashi, i cili ka njoftuar se paralajmërimi për këtë dukuri, të hedhjes së mbeturinave, është serioz dhe do të zbatohet në përpikëri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …