Në Baballoq, me nderim të thellë dhe përulësi, u bënë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve të Kombit

Sot në Baballoq, me nderim të thellë dhe përulësi, u bënë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në kujtim të sakrificës dhe heroizmit të tyre të pashoq.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, nënkryetari, z. Sami Cacaj, Gjeneral Daut Haradinaj, si dhe kryetari i OVL-UÇK-së për Dukagjin, Abdyl Mushkolaj, së bashku me bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari Ramosaj tha se me respekt të veçantë përkujtuam veprat madhështore të dëshmorëve, të cilët dhanë gjithçka për lirinë që ne e gëzojmë sot. Kujtimi për ta mbetet i gjallë në ndërgjegjen tonë kolektive dhe në historinë e popullit tonë, duke na obliguar që të vazhdojmë rrugën e tyre me dinjitet dhe përkushtim.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit dhe nderim i përhershëm për familjet e tyre, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shërbime më të lehta dhe më efikase për qytetarët ​

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim përfaqësuesit e OJQ-së “EC …