Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është zhvilluar procesi për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si të paracaktuar dhe joserioz. Në një deklaratë për media, Tahiri ka thënë se i gjithë procesi i konsultimeve për një president unifikues ka qenë vetëm një shfaqje për opinionin publik, pa asnjë ndikim real në vendimmarrje. “Sipas tij, në fakt nuk ka ndodhur asgjë reale. Konsultimi publik për një president unifikues, që nga fillimi, ka qenë vetëm për konsum publik dhe një spektakël politik i zhvilluar me dyer të mbyllura, ku epilogu ka qenë i ditur që më parë”, u shpreh Tahiri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
