Kosova ka pritur një vizitë të rëndësishme nga përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara në NATO, ambasadori Matthew Whitaker, i cili është takuar me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane në Prishtinë, takimi ka shërbyer si një platformë për diskutime mbi interesat e përbashkëta të sigurisë dhe koordinimin e mëtejmë në çështjet rajonale dhe globale të mbrojtjes. SHBA ka theksuar gjithashtu rëndësinë e rolit të Kosovës në arkitekturën e sigurisë në rajon, duke e parë vendin si partner aktiv në përmbushjen e prioriteteve strategjike të aleancës. Po ashtu është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në sfidat globale të sigurisë. Takimi është cilësuar si i rëndësishëm për thellimin e partneritetit strategjik. Vizita pritet të kontribuojë në koordinim më të ngushtë mes Kosovës, SHBA-së dhe NATO-s.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
