Ramush Haradinaj, me fjalim të ashpër në Kuvend

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe koordinatores së VV-së, Dejona Mihali, duke i lidhur me atë që ai e quajti “mafie energjetike në Ballkan”, e cila sipas tij ka ndikim edhe nga struktura serbe. Në një fjalim të ashpër në Kuvend, Haradinaj tha se Kosova është dëmtuar seriozisht në sektorin e energjisë, duke mos arritur të ndërtojë kapacitete të reja prodhuese, përfshirë një termocentral të ri prej 500 MW. Mungesa e investimeve në energji ka cenuar pavarësinë energjetike të vendit dhe ka krijuar varësi të rrezikshme. Haradinaj akuzoi gjithashtu se, sipas tij, në sektorin energjetik janë krijuar rrjete interesash dhe kompani fantazmë që ndikojnë në treg. Ai pretendoi se vendimmarrja në institucione si KEK, ZRRE dhe KOSTT është e ndikuar politikisht, duke e lidhur këtë me qeverinë aktuale dhe persona brenda saj. Pas deklarimeve të Haradinajt, reagoi ministrja Albulena Haxhiu, e cila i tërhoqi vërejtjen për gjuhën e përdorur dhe akuzat e ngritura gjatë fjalës së tij në seancë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …