Vlora Çitaku shpërthen ndaj deklaratës së Gecit: Turp që në Kuvend kërkohet burgim i përjetshëm për çlirimtarët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe shqetësuese për diskursin politik në vend. Çitaku është shprehur se nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që brenda Kuvendi i Kosovës të artikulohej kërkesa për dënim të përjetshëm ndaj çlirimtarëve, dhe atë nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit. Në institucionin më të lartë përfaqësues në vend, dëgjuam deklarata që cenojnë rëndë historinë dhe sakrificën për liri. Është e pabesueshme që një ‘kinse deputet’ të kërkojë burgim të përjetshëm për ata që luftuan për çlirimin e vendit, ka deklaruar ajo. Sipas saj, deklarata të tilla tregojnë një degradim të rrezikshëm të debatit publik dhe një shkëputje nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. “Kjo tregon se deri ku ka rrëshqitur gjendja në vendin tonë. Pasojat e kësaj logjike do t’i paguajmë të gjithë”, ka paralajmëruar Çitaku, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi dhe kujdes në diskursin politik.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …