sonte juve
me përbuzje do ju shohim
në flakën e kuqe të kandilit
pa vrasje ndërgjegje
trushkretninë tuaj do e djegim
tokën e të parëve do ta ngrohim
me dashuri të pafund
për këtë dhe
do vërshojmë si lum
për ty atdhe
për ty jetojmë
për ty këndojmë
për ty ngrihemi e biem
për ty ditë e natë
gjumë në sy nuk do të vejmë
roje tek porta jote e lavdisë
në zëmrën tënde të madhe
të gatshëm prore
o atdhe me halle
sonte
edhe me juve
sy me sy do të takohemi
për të ia thënë njeri-tjetrit troç
se kjo ishte pesha e pamatur e atdheut
para rezistencës sonë shekullore
që nga kohët e Skënderbeut
u rreshtuan të mëdhenjtë atdhetarë
pleq e të rinj
me pushkët e lirisë në duar
armikun dhe tradhtinë vranë
mos i bëni atdheut dhe çlirimtarëve
tradhti prapa shpine
i rëndë qoftë mallkimi
si rrufeja
që godet nga qielli i lirisë
këtë rrënjë të ndyrë tradhtie
pjellë kjo e ndyrë bastarde
të ligj dhe të pabesë
ligësi e tyre që nuk u ndreq
shërbëtorë të pushtuesve
shërbëtor të Serbisë
rreshtuar gjithmonë
në anë të kundërt të historisë
e rëndë kjo kohë babëzie
mallkim për juve
bastard shqiptarie
mallkim
sonte
edhe mund të mos puqemi
sonte mund edhe të skuqemi
nga gjithë kjo flakë që po ndriçon
sonte në këtë natë zjarresh
diçka në zemër po u përcëllon
pengu i ndryrë në gjoksin tuaj
ende pa u thënë
gjuhën ua kurthon
mungesë dinjiteti
të vërtetën për ta thënë
hije kufomash që silleni vërdallë
a mbet ndonjë fjalë pa u thënë
a do të ketë lum që të ligjtë i lanë
a do të ketë flakë që i thanë
a do të ketë kush t’i qanë
këta tru-shkretë
që tek-tuk edhe sot
po i pengon
djalëria çlirimtare
dhe liria e atdheut
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
