Takimi me gjithë qytetarët e interesuar mbahet në sheshin kryesor të Ferizajt (përballë ndërtesës së Komunës) më 24 prill, ora 12:30–15:30 për një pasdite të hapur dhe informale ku mund të:
Takoni ekipin e ambasadës dhe të mësoni më shumë për punën e tyre
Zbuloni mundësitë për studim dhe punë në Suedi
Mësoni si Suedia mbështet bizneset dhe shoqërinë civile në Kosovë
Takoni kompani dhe organizata që përfitojnë nga mbështetja suedeze
Provoni vetë inovacionin e gjelbër suedez – bëni një test-drive me Volvo me partnerët e ambasadës nga Volvo Car Kosova
Nëse jeni kurioz për Suedinë, doni të krijoni lidhje të reja, apo thjesht jeni duke kaluar aty pranë – ju mirëpresim të premtën me 24 prill në sheshin kryesor të Ferizajt (përballë ndërtesës së Komunës) nga ora 12:30.