Besnik Tahiri paralajmëron për rrezik ndaj shtetit: Kapja politike e institucioneve cenon demokracinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar duke theksuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së institucioneve të pavarura për funksionimin e shtetit. Në një deklarim publik, ai ka nënvizuar se rreziku për Kosovën nuk vjen vetëm nga kundërshtarët e jashtëm, por edhe nga ndërhyrjet e brendshme që synojnë dobësimin e institucioneve kushtetuese. “Shteti nuk rrezikohet vetëm nga armiqtë e përbetuar të Kosovës, por edhe atëherë kur synohet të preken institucionet kushtetuese”, ka shkruar Tahiri. Ai ka shtuar se institucionet e pavarura duhet të mbrohen me çdo kusht nga ndikimi politik dhe kapja partiake, duke theksuar se ruajtja e integritetit të tyre është themel për një shtet funksional dhe demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet, nëse abrogohet ligji, çlirimtarët vijnë në shtëpi

Komandant Sadik Halitjaha ka bërë një paraqitje të gjerë në emisionin “Ora News”, të udhëhequr …