Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke theksuar se mungesa e kompromisit rrezikon të thellojë krizën institucionale. Sipas Bosch, dështimi për të zgjedhur presidentin do të ishte i dëmshëm për vendin, ndërsa organizimi i zgjedhjeve të reja nuk garanton zgjidhje, pasi situata politike mund të mbetet e njëjtë nëse partitë nuk ndryshojnë qasjen e tyre. “Do të ishte keq për Kosovën nëse nuk do të mund të zgjidhej një president dhe zgjedhjet e reja nuk do ta përmirësonin situatën, pasi ajo do të ishte e ngjashme me tani nëse partitë sërish nuk janë të gatshme të lëvizin. Për të mirën e vendit: kompromis!”, ka shkruar ai. Në reagimin e tij, Bosch i është referuar edhe deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së një serie zgjedhjesh të njëpasnjëshme nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 prill. Kjo situatë ka shtuar shqetësimet për një zgjatje të paqartësisë politike në vend, ndërsa thirrjet për marrëveshje ndërmjet partive po bëhen gjithnjë e më të shpeshta
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
