Kryetari i komunës së Skenderajt z. Sami Lushtaku ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Miftaraj në Runik. Ai ka thënë se u dëshmua edhe një herë fuqia e solidaritetit dhe humanizmit tonë si shoqëri.
Një falënderim i veçantë shkon për bashkatdhetarin Haxhi Rreci, i cili me këtë veprim bamirës po i jep shpresë dhe dinjitet një familje në nevojë.
Veprime të tilla janë shembull që duhet ndjekur dhe dëshmi se kur jemi bashkë, mund të bëjmë shumë për njëri-tjetrin, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.