SHBA përshëndet Kosovën për vendimin ndaj IRGC-së: Qëndrim i qartë kundër terrorizmit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka falënderuar Kosovën për vendimin që shpalli Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, organizatë terroriste, duke e cilësuar këtë si dëshmi të përkushtimit ndaj sigurisë globale dhe luftës kundër terrorizmit. Përmes një reagimi publik në platformën X, Byroja për Kundër terrorizëm në kuadër të DASH-it vlerësoi qëndrimin e Kosovës dhe e falënderoi për veprimin e ndërmarrë kundër IRGC-së. Vendimi ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës më 20 prill, duke e futur këtë organizatë në listën e grupeve terroriste në territorin e vendit. Albin Kurti deklaroi se masa synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të Kosovës në raport me sigurinë ndërkombëtare, duke theksuar se IRGC është identifikuar si strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument politik. Sipas tij, me këtë hap Kosova rikonfirmon pozicionin e saj përkrah aleatëve demokratikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të paqes ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …