U mbajt mbledhja e III-të e KPF-së të komunës së Deçanit

Në komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), e cila u udhëhoq nga z. Florim Mataj.

Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e komitetit, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe zyrtarë komunalë.

Gjatë takimit u diskutuan dhe u shqyrtuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, ndër të cilat:

1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i propozimit për bartjen e të hyrave nga viti paraprak 2025 në vitin fiskal 2026;

3. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 janar – 31 mars 2026;

4. Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për participim në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanime Njerëzore (UN-HABITAT) dhe Komunës së Deçanit, në vlerë prej 85,914.00€;

5. Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e dy anëtarëve të komisionit për përzgjedhjen e drejtorit në SHML “Vëllezërit Frashëri” në Deçan;

6. Rishqyrtimi i vendimit nr. 01.Nr.II-5, datë 27.02.2026, për miratimin e listës së përgjithshme dhe listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026;

7. Shqyrtimi i kërkesave të paraqitura;

8. Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u diskutuan nga të pranishmit.

Mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal do të mbahet më 30.04.2026

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …