Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Alicia Kearns pas vendimit për Banjskën: Tani radha e organizatorëve në Serbi

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimet në rastin e sulmit në Banjskë, ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, duke kërkuar ndëshkimin e organizatorëve kryesorë të këtij akti terrorist. Gjykata dënoi Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim. Në reagimin e saj publik, Kearns tha se pas dënimit të ekzekutorëve, tashmë duhet të përballen me drejtësinë edhe “drejtuesit kryesorë” të sulmit. Sipas saj, përgjegjësit gjenden brenda Qeveria e Serbisë, si dhe persona të tjerë që, sipas pretendimit të saj, po fshihen dhe mbrohen nga autoritetet serbe. Deklarata e saj pritet të shtojë presionin ndërkombëtar për hetimin e plotë të zinxhirit komandues dhe mbështetësve të sulmit terrorist në Banjskë.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …