Osman Emini zgjidhet kryesues i Komitetit për Komunitete

Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete, e kryesuar nga Xhavit Zariqi.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit, me shumicë votash, kanë zgjedhur Osman Eminin si kryesues.

Emini është zotuar se do të punojë me përkushtim në të mirë të të gjitha komuniteteve, duke adresuar dhe avancuar çdo problem me të cilin ato përballen.

Në të njëjtën mbledhje, për zëvendëskryesuese u zgjodh Flora Abdullahu-Sejdiu.

Ky komitet është obligativ, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …