Në Pojatë u zbulua busti i Dëshmorit të Kombit, Gëzim Sahiti

Në Pojatë u zbulua busti i Dëshmorit të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroit të Betejës së Koshares – Gëzim Sahiti dhe 6 martirëve të këtij fshati: Shaban Esati, Osman Mehmeti, Adem Esati, Liman Islami, Bajram Maliqi e Saqip Sahiti. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu. Ai në fjalën e tij tha se kjo ngjarje është monument lavdie, për heroizmin, sakrificën, përpjekjen e flijimin për lirinë e Kosovës, me në krye të lavdishmen emblemë të lirisë – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi Martirëve të Lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …