Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës njofton qytetarët, veçanërisht vozitësit, se për shkak të punimeve në rrugën “Medlin Ollbrajt”, duke filluar nga data 28.04.2026 deri më 01.05.2026, një pjesë e rrugës do të jetë e mbyllur për qarkullim.
Për të mundësuar lëvizjen, një krah i rrugës do të jetë i hapur për qarkullim (shih foton).
Banorëve që jetojnë në këtë rrugë do t’u sigurohet qarkullim i pandërprerë.
Ndërprerja e përkohshme e qarkullimit bëhet për shkak të punimeve për vendosjen e gypave të kanalizimit fekal dhe atmosferik në këtë segment rrugor.