Sala Jashari: Kujtimi për Ilaz Kodrën jeton përmes familjes dhe vlerave të tij

Deputetja Sala Jashari ka përkujtuar Komandantin Ilaz Kodra dhe dëshmorët e rënë për liri, duke theksuar se figura dhe vlerat e tij vazhdojnë të jetojnë përmes përkushtimit të familjes dhe kujtesës kolektive. Sala Jashari ka vlerësuar lart figurën e Komandantit Ilaz Kodra, duke nënvizuar se kujtimi për të nuk mbetet vetëm pjesë e historisë, por vazhdon të jetojë në përditshmërinë e familjes dhe shoqërisë. Ajo ka theksuar se çdo vit, bashkëshortja Kimetja dhe vajzat Krenarja e Sumeja  japin një shembull të veçantë të respektit dhe dashurisë, duke ruajtur me dinjitet figurën dhe idealin për të cilin ai jetoi dhe veproi. Sipas saj, ky përkushtim i vazhdueshëm shndërrohet në frymëzim për të gjithë, duke dëshmuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet udhërrëfyese për brezat që vijnë. Në fund, deputetja ka shprehur nderimet më të larta për Komandantin dhe të gjithë dëshmorët, duke përsëritur mesazhin: lavdi përjetë për ata që ranë për lirinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …