Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti të enjtën mbledhjen e -III- (tretë) të rregullt.

Kjo mbledhje punoi me rendin e ditës me plotësim ndryshime pas diskutimeve dhe votimit nga asamblistët.

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e rregullt datë, 30.03.2026.

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të të hyrave dhe shpenzimeve janar – mars për vitin 2026.

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Kuvendit Komunal Malishevë për periudheën Janar- Tetor 2025.

Shqyrtimi dhe miratimi i planit lokal për riintegrim.

Formimi i Këshillit Organizativ për kremtimin e 16 Qershorit , Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/49, datë: 02.03.2026.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/50, datë: 03.03.2026.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/100, datë: 02.04.2026.

U miratua Lista e pronave për vitin 2026, ju rekomandua kërkesa për plotësim ndryshim në Komitetin për komunitete për kryesues, plotësimi i komisionit për zgjedhjet nëpër fshatra, si dhe u shfuqizua vendimi për Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale, gjë që u hap mundësia për fillim procedural të hartimit për planin e ri.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …