Nxënësit vizitojnë zjarrfikësit në kuadër të “Ditëve të AME-së”

Në kuadër të shënimit të “Ditëve të Agjencisë së Menaxhimitit Eemergjent (AME), nxënësit e shkollës fillore nga Carralluka kanë zhvilluar sot një vizitë edukative dhe arsimore në stacionin e Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit u pritën nga profesionistët e njësisë, të cilët i njoftuan nga afër me shërbimet që ofrohen, pajisjet që përdoren si dhe mënyrat e reagimit në raste emergjente. Ata patën mundësinë të shohin nga afër mjetet e punës së zjarrfikësve dhe të mësojnë për rëndësinë e gatishmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të caktuara emergjente.

Kjo vizitë u realizua me qëllim të rritjes së vetëdijes së nxënësve për sigurinë dhe për rolin jetik që kanë shërbimet emergjente në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …