Punëtori për Turizëm të Qëndrueshëm me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Në kuadër të angazhimeve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, Drejtori për Zhvillim Ekonomik në komunën e Deçanit, z. Isuf Demhasaj, së bashku me stafin e drejtorisë, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Gjatë kësaj punëtorie u prezantuan rezultatet fillestare të vlerësimit të destinacioneve turistike për Prizrenin dhe Deçanin, të realizuara sipas standardeve ndërkombëtare të Këshillit Global i Turizmit të Qëndrueshëm – Global Sustainable Tourism Council (GSTC).

Diskutimet u përqendruan në menaxhimin e destinacionit, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me sektorin privat, si dhe në zbatimin e masave konkrete për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit.

Për Komunën e Deçanit, ky proces përbën një instrument të rëndësishëm për orientimin strategjik të zhvillimit të turizmit, me synim përmirësimin e organizimit të sektorit, rritjen e cilësisë së ofertës dhe forcimin e konkurrueshmërisë në nivel ndërkombëtar.

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik do të vazhdojë angazhimin me hapa konkretë, në përputhje me rekomandimet e dala nga ky vlerësim.

Deçani ka potencial – menaxhimi profesional dhe i qëndrueshëm mbetet çelësi për zhvillimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …