Kuvendi Komunal i Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija.

Seanca filloj me një minutë heshtje në nderim të 27 vjetorit të rënies së heroit Ilaz Kodra.

Në mbledhje morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit.

Mbledhja e Kuvendit kishte këto pika të rendit të ditës:

1. Fjala hyrëse,

2. Miratimi i rendit të ditës,

3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluara,

4. Shqyrtimi i raportit financiar janar – mars 2026,

5. Propozim – Vendim për rishqyrtimin e vendimin për formimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, Komuna Skenderaj,

6. Propozim – Vendim për rishqyrtimin e vendimin për miratimin e planit zhvillimor komunal 2026 – 2034,

7. Pyetjet e këshilltarëve nën piken të ndryshme.

Pikë shtesë: Draft – Rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 01-110/01-0025382/22, të datës; 06.06.2022 për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …