Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova rrezikon të humb miliona euro si pasojë e mungesës së institucioneve funksionale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka paralajmëruar se vendi ynë mund të humb miliona euro nga Bashkimi Evropian si pasojë e mungesës së institucioneve funksionale. Ai ka shtuar më tutje se ndonëse Kosova ka përfituar 63 milionë euro si parafinancim nga pakoja prej rreth 880 milionë eurosh, pjesa tjetër e fondeve mbetet e kushtëzuar me përmbushjen e reformave. “Po ne kemi qenë të paralajmëruar që kemi vonesa. Kosova shteti i vetëm që më së voni e ka ratifikuar marrëveshjen për Planin e Rritjes, me Bashkimin Evropian. Ato janë të parapara rreth 880 milionë. Me rastin e ratifikimit të marrëveshjes Kosova e gëzon të drejtën tani edhe veç është bërë disbursimi i 63 milionëve si parafinancim. Mirëpo shuma tjetër e mjeteve nuk mund të merret pa u bërë reforma. Dhe mungesa e institucioneve, shkuarja në zgjedhje, duke mos e pasë Kuvendin e Republikës së Kosovës, pa dyshim që ne nuk mund të ecim në hap, nuk mund të bëjmë progres dhe nuk mund ta dëshmojmë që kemi bërë progres për me i marrë mjetet e tjera dhe me i sjellë në vendin tonë. Kështu që, po, shkuarja në zgjedhje, mospasja e institucioneve fuqiplota të Republikës së Kosovës, për shkak Kuvendin s’e kemi, Qeveria është në detyrë, kështu që ekziston rreziku shumë i madh që të humbim një pjesë goxha të madhe të mjeteve” ka thënë për Ekonomia Online, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …