Kryeministri Rama nga Jerevani: Me rëndësi të ecet përpara për bashkimin e Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, p omerr pjesë në punimet samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, në Jerevan të Armenisë, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo evropian, Kanadasë.

Në mbërritje, kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme në lidhje me procesin e integrimit evropian.

Rama theksoi se “samiti i Komunitetit Politik Europian dha një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta”.

“Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane”, u shpreh Rama.

I pyetur se çfarë mund t’iu ofrojë Unioni vendeve që duan të anëtarësohen, Rama tha se “nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian.

“Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u mikpritën nga Kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …