Bislim Zogaj kërkon datë zyrtare për dëshmorët e Kosovës

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj, ka kërkuar që Kosova të caktojë një datë zyrtare për përkujtimin e dëshmorëve të kombit. Ai u shpreh i zhgënjyer me mënyrën se si aktualisht vlerësohen dëshmorët, duke theksuar se 5 Maji përmendet si ditë simbolike, por ende nuk është e institucionalizuar. Sipas Zogajt, mungesa e një date të përbashkët krijon ndarje të panevojshme mes dëshmorëve, ndërsa sakrifica e tyre është e njëjtë, ata dhanë jetën për lirinë e vendit. Ai apeloi që institucionet të veprojnë dhe të vendosin një ditë zyrtare, ku të gjithë dëshmorët të nderohen në mënyrë të barabartë dhe me dinjitet të plotë. Pa dashje, shpesh bëhet dallimi i dëshmorëve, dhe një jetë kanë pasur, atë e kanë dhen. Meritojnë respekt maksimal”, ka thënë ndër të tjera Bislim Zogaj.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …