Artan Behrami: Hashim Thaçi, nga qelia më frymëzues se liderët në pushtet

Artan Behrami ka bërë deklarata të forta në drejtim të ish-presidentit të Kosovës, duke e vlerësuar lart figurën e Hashim Thaçi, edhe pse ky i fundit ndodhet prej vitesh në paraburgim në Hagë. Sipas Behramit, ndikimi politik dhe simbolik i Thaçit ka mbetur i fuqishëm edhe nga izolimi, madje, siç u shpreh ai më i madh se ai i shumë drejtuesve aktualë të shtetit që operojnë në kushte normale të qeverisjes. Ai ka hedhur gjithashtu kritika të tërthorta ndaj lidershipit aktual, duke pretenduar se nuk po arrin të prodhojë unitet apo frymëzim në nivelin që, sipas tij, vazhdon ta ketë ish-kreu i UÇK-së nga paraburgimi. “Hashim Thaçi, në këto pesë vjet, më shumë ka frymëzuar shqiptarët nga 12 m² të qelisë së tij, sesa shumë liderë politikë me 11 mijë km² të Kosovës së lirë!”, u shpreh Artan Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …