Avokati i Popullit trondit me letër ndërkombëtare: Kritika të forta për gjykatën speciale në Hagë

Naim Qelaj i është drejtuar me letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si dhe një sërë institucionesh ndërkombëtare dhe shteteve financuese, duke ngritur shqetësime serioze për funksionimin e gjykatës speciale. Në raportin e bashkëngjitur “Vlerësimi paraprak i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, Avokati i Popullit ka paralajmëruar për probleme të mundshme në respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë, transparent dhe të paanshëm, duke i cilësuar ato si elemente thelbësore të së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, gjetjet e raportit, të mbështetura edhe nga organizata “Bar Human Rights Committee of England and Wales”, evidentojnë mangësi në garantimin e të drejtave procedurale të të akuzuarve, përfshirë parimin e barazisë së armëve dhe transparencës në proces. Letra u është dërguar gjithashtu institucioneve të larta të Bashkimit Evropian, përfshirë Ursula von der Leyen, Kaja Kallas dhe Roberta Metsola, si dhe përfaqësuesve të Këshillit të Evropës dhe shteteve financuese si Zvicra, Norvegjia, Turqia dhe Kanadaja. Qelaj ka theksuar se Kosova ka bashkëpunuar plotësisht me këtë mekanizëm gjyqësor dhe ka demonstruar përkushtim ndaj drejtësisë ndërkombëtare, por ka kërkuar që proceset të respektojnë standardet më të larta të drejtësisë dhe të mos dëmtojnë besueshmërinë e vetë sistemit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Serbia avancon me SHBA-në, Kosova humb terren diplomatik nga qasja e Qeverisë Kurti

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Qeverisë …