Kosova pranon zyrtarisht Planin e Punës për Punësim dhe Politika Sociale në kuadër të Procesit të Berlinit

Në kuadër të Ministerialit të Procesit të Berlinit, Republika e Kosovës ka pranuar zyrtarisht Planin e Punës mbi Punësimin dhe Politikat Sociale, një dokument i rëndësishëm që synon avancimin e reformave sociale dhe të tregut të punës sipas standardeve evropiane. Lajmi u bë i ditur nga Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, i cili po merr pjesë në konferencën ministrore të mbajtur në Berlin, me fokus në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e politikave sociale e të punësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Plani i Punës iu dorëzua zyrtarisht Kosovës nga Ministrja Federale për Punë dhe Çështje Sociale e Gjermanisë, Bärbel Bas, njësoj sikurse edhe përfaqësuesve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pjesëmarrëse në këtë proces. Sipas ministrit, pranimi i këtij dokumenti përfaqëson një moment të rëndësishëm në rrugën integruese të Kosovës dhe në thellimin e bashkëpunimit rajonal, duke i dhënë një impuls të ri procesit të harmonizimit të politikave të punësimit dhe atyre sociale me standardet e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …