Përkujtohen në ditën e rënies dëshmorët e kombit, Milaim Krasniqi, Elmi Morina dhe Bedrush Gashi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marr pjesë në në homazhet e organizuara me rastin e 28-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina, si dhe në 27-vjetorin e rënies heroike të Bedrush Gashit nga Drenoci.

Në tri postime të ndara kryetari Latifi ka shkruar

Më 12 maj 1998, në Anadrini jehoi pushka e parë çlirimtare kundër pushtuesit serb. Forcat serbe u detyruan të tërhiqeshin me humbje nga stacioni famëkeq në Ratkoc dhe u hodhën matanë Gradishit.

Më 12 maj 1998, në fushë të nderit ranë dëshmorët Milaim Krasniqi e Elmi Morina, u plagosën bashkëluftëtarët Osman Zyberaj, Miftarem Muharemi nga Drenoci, si dhe luftëtari i orëve të para, tashmë dëshmori Lulzim Shaip Hoti nga Ratkoci, i cili si pasojë e plagëve që mori, vdiq pas luftës. Po atë ditë u vra nga forcat serbe edhe Malush Morina nga Ratkoci.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e atdheut!

Në Pastasel, në ditën e Betejës së Parë të Armatosur në Anadrini e në Zonën Operative të Pashtrikut, përkujtuam me nderim në 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të parë të UÇK-së nga Anadrinia, Milaim Krasniqin, emër që u bë frymëzim për shumë luftëtarë në rrugën drejt lirisë.

Me këtë rast, u shënua edhe dita e shkollës që mban me krenari emrin e tij.

Lavdi Milaim Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë!

Ai gjithashtu ka përkujtuar në 27-vjetorin e rënies Bedrush Gashin nga Drenoci, bashkëthemelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë

“Sot, bëhen 27 vjet nga rënia heroike e veprimtarit të shquar dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë, Bedrush Gashi nga Drenoci. Ai ia kushtoi jetën kombit dhe ra heroikisht për lirinë e Kosovës, duke iu bashkuar edhe vëllait të tij, Feimit, në altarin e dëshmorëve.

Bedrushi mbetet simbol i guximit, atdhedashurisë dhe sakrificës për liri.

Nderim i përjetshëm për heronjtë dhe dëshmorët e kombit”, ka shkruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …