Kryesuesi i Komitetit për Politikë dhe Financë në komunën e Malishevës, Fatmir Ademaj udhëhoqi me mbledhjen dhe para anëtarëve, paraqiti rendin e punës i cili u miratua me disa ndryshime, pas diskutimeve.
Në këtë mbledhje u miratuan dhe u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të KK të Malishevës këto pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së parë (-I-) të jashtëzakonshme të mbajtur më datë: 18.03.2026.
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të Punës së Kryetarit të Komunës së Malishevës për periudhën kohore janar- dhjetor 2025.
Shqyrtimi i propozim-vendimeve dhe rregulloreve nga ekzekutivi i Komunës.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.04/254, datë:04.05.2026, për bartjen e të hyrave vetnake nga viti 2025, në vitin fiskal 2026.
Rishqyrtimi i vendimit për dhënien e pronave komunale për Jetimët e Ballkanit si dhe raporti për kompensim të dëmeve në bujqësi
Shqyrtimi i kërkesave nga qytetarët e Komunës së Malishevës.