Mbahet konsultimi Publik i Vlerësimit të Gjendjes Ekzistuese të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt është mbajtur sot konsultimi publik për prezantimin e Vlerësimit të Gjendjes Ekzistuese të Planit Zhvillimor Komunal (PZhK), në kuadër të procesit të hartimit të planit të ri zhvillimor të komunës.

Gjatë takimit, drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Arbër Bytyqi, theksoi se organizimi i këtij konsultimi është bërë në përputhje me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe udhëzimin administrativ për pjesëmarrje dhe konsultim publik, me qëllim të garantimit të një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës për qytetarët dhe akterët lokalë.

Në prezantimin e tij, drejtori Bytyqi paraqiti analizën dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese të territorit të komunës, duke përfshirë zhvillimin urban, infrastrukturën, shërbimet publike dhe potencialet zhvillimore. Po ashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të japin komente, sugjerime dhe rekomandime lidhur me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.

Komuna e Ferizajt ritheksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve dhe ekspertëve në planifikimin afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …