Lekaj

Lekaj: Në Kosovë ende po mungon demokracia e mirëfilltë kushtetuese

Duke folur për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se në Kosovë ende po mungon demokracia e mirëfilltë kushtetuese. Ai shtoi më tutje se Kosovën, kjo datë e shënuar, e zë me një sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë. Demokracia, është një doktrinë që rregullon legjitimitetin e veprimtarisë së shtetit. Pra demokracia nuk është vetëm pushtet i votës, por edhe legjitimitet i cili vepron sipas kushtetutës në qeverisjen e shtetit në emër të popullit. Angazhimi duhet të përqendrohet në bërjen e Kosovës shtet modern e model, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut do të jenë të konsoliduara, duke marrë si shembull Kushtetutën Amerikane, qëndrueshmërinë e saj si akti i parë juridik në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, porositi deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …