Janë mbyllur listat për deputetë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit

Partitë politike në Kosovë kanë pasur afat deri mbrëmë për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor. Pas dorëzimit të listave, KQZ-ja do të nisë procesin e verifikimit institucional për secilin kandidat që synon të garojë për Kuvendin e Kosovës. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, verifikimi do të bëhet në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret ligjore për certifikimin e kandidatëve. “Në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë e kandidatëve për certifikim, KQZ do t’u dërgojë institucioneve relevante kërkesat për verifikim së bashku me listën e kandidatëve”, deklaroi Elezi. Ky proces përfshin kontrollin e dokumentacionit dhe verifikimin nëse kandidatët kanë pengesa ligjore që ua ndalojnë kandidimin, procedurë kjo që KQZ e ka ndjekur edhe në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet e 7 qershorit vijnë pas krizës politike dhe dështimit të konstituimit të institucioneve nga legjislatura e fundit, e cila pati jetëgjatësinë më të shkurtër në historinë parlamentare të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Rrënimi i objekteve pranë Ujmanit sjell reagime të forta nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it

Rrënimi i objekteve pranë liqenit të Ujmanit nga autoritetet e Kosovës ka nxitur reagime të …