FMN: Kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 ka lënë shumë ekonomi prapa dhe ka keqësuar ekonomitë familjare

FMN: Kosova mbetet ekonomia më e dobët në rajon, Shqipëria kalon mbi Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për vitin 2026, Kosova vazhdon të mbetet ekonomia me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia ruan pozitën si ekonomia më e zhvilluar në rajon. Bazuar në GDP-në për kokë banori, Serbia kryeson me rreth 15 mijë e 900 euro të ardhura vjetore për banor, duke lënë pas Shqipërinë, e cila renditet e treta me afro 11 mijë e 500 euro. Në vendin e dytë pozicionohet Maqedonia e Veriut me rreth 11 mijë euro për kokë banori, ndërsa Bosnia dhe Hercegovina arrin në rreth 9 mijë e 850 euro. Ndërkohë, Kosova mbetet në fund të listës me vetëm 8 mijë e 250 euro të ardhura për kokë banori, duke reflektuar sfidat e vazhdueshme ekonomike, varësinë nga importi dhe remitencat, si dhe nivelin e ulët të prodhimit vendor. FMN vlerëson se dallimet ekonomike në rajon lidhen me shkallën e industrializimit, investimet e huaja direkte, produktivitetin dhe strukturën ekonomike të secilit shtet. Sipas parashikimeve, deri në vitin 2031 nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në renditjen rajonale, edhe pse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë rritjen graduale.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …