Tahir Meha, Emin Lati Nebih Meha

Prekazi i 1981-shit, kur Tahir e Nebih Meha, sfiduan Jugosllavinë

 Më 13 maj të 1981, në fshatin Prekaz  të Drenicës, të rrethuar nga njësitë speciale të Jugosllavisë, Pas një luftë krejtësisht të pabarabartë, kanë rënë në altarin e lirisë,  Tahir Nebih Meha dhe babai i tij, Nebih Emin Meha. Atë ditë forcat e Milicisë së Jugosllavisë, të cilat mbanin në rrethim të hekurt tërë Kosovën meqë  kishte kulmuar kryengritja e marsit dhe e prillit me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës, ishin kthyer në Drenicë me qëllim për të shënuar edhe një “fitore” kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë. Gjatë luftimeve që kishin zgjatur 17 orë, sipas komunikatës zyrtare ishin vrarë 5 ushtarë jugosllavë dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …