Bedri Hamza takon ambasadorin britanik, në fokus procesi zgjedhor i 7 qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e garantimit të një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm. Hamza ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë. Ai ka ritheksuar se PDK-ja mbetet e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit, si dhe për ruajtjen e stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Serbia avancon me SHBA-në, Kosova humb terren diplomatik nga qasja e Qeverisë Kurti

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Qeverisë …