Ramush Haradinaj: Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrat e kryera në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan, duke i cilësuar ato ndër ngjarjet më të rënda dhe më të dhimbshme që ka përjetuar populli i Kosovës. Ai tha se 102 shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan në mënyrë brutale nga njësitë ushtarake dhe policore të shtetit serb, si hakmarrje për humbjet në frontet e luftës. Haradinaj nënvizoi gjithashtu se në këtë përvjetor janë nderuar edhe eprorë e luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Dukagjinit, të rënë në beteja të ndryshme për liri, duke përmendur Skender Çekun, Jahë Kabashin, Blerim e Bekim Kelmendin, si dhe Rifat Veselin. Sipas tij, këto masakra mbeten dëshmi e rrugës së vështirë drejt lirisë së Kosovës dhe e sakrificës së madhe të atyre që nuk u përkulën para dhunës. “Kujtimi për të gjithë të rënët për liri mbetet i përjetshëm”, u shpreh Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …