U përkujtua heroi MEHEDIN MORINA

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të pranishëm, në Gexhë përkujtuan heroin MEHEDIN MORINA nga Gllareva e Klinës dhe bashkëvendësit të vrarë nga pushtuesit serb.

Në fjalën e tij, kryetari Latifi tha se luftëtarë si Mehedini, asnjëherë nuk e zgjedhin vendin ku do të luftojnë, nuk e dinë vendin se ku do të vriten, por një gjë e dinin mirë: ata udhëhiqen nga një ideal dhe qëllim i vetëm – të luftojnë për çlirimin e tokave tê pushtuara dhe të gjinden aty ku kishte më së shumti nevojë për ta. Luftëtarët si Mehedini mishërohen me ideale të larta, ata nuk i thirr askush, ata vijnë vetë. Pra, Mehedinin nuk e thirrëm, ai erdhi sepse ia dinte plagët atdheut, të cilat ishin edhe plagë të tij të zemrës dhe shpirtit.

Rënia në detyrë e trimit nga Gllareva është vetëm një dëshmi, se lufta jonë tha mëtej kryetari Latifi, bëhej për mbrojtjen dhe çlirimin e pragut të të gjitha shtëpive dhe familjeve shqiptare dhe për çlirimin e bashkimin kombëtar.

Në betejën për Gradishin, forcat pushtuese serbe, më 14 maj 1998, vranë edhe Bajram Himajn dhe Qamil Himajn nga Gexha dhe Imer Kajdomçajn nga Xërxa, të cilët nuk ishin me armë ndërsa me 15 mars 1999, edhe qytetarin Zymer Morinën nga Gexha.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Nderim përjetë për Betejën e 14 majit, në Gradish!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …